Halilaj shfryu kundër arbitrave në tunel, tifozët thirrje trajnerit të tërheqë skuadrën. Ja pikantet e Luftëtari-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 11:26

Halilaj shfryu kundër arbitrave në tunel, tifozët thirrje trajnerit të tërheqë skuadrën. Ja pikantet e Luftëtari-Laçi

Laçi mposhti ditën e djeshme Luftëtarin me rezultatin 2-0 në një ndeshje që solli shumë polemika. “Panorama Sport” më poshtë iu sjell pikantet e ndeshjes së zhvilluar në Gjirokastër:0919fe70-5ddc-4cb7-bfe4-5dc2d4d73a2c

– Duhet të kalonin javë që presidenti i bluzinjve, Bekim Halilaj, të rikthehej në Gjirokastër dhe ta ndiqte ekipin bluzi nga tribuna VIP nën shoqërinë e drejtorit sportiv, Artur Dadaj.

– I pranishëm nga laçianët ishte vetëm i biri i presidentit Pashk Laska dhe jo ky i fundit. Edhe në fazën e parë mungoi.

– Interesim i pakët nga sportdashësit bluzinj, të zhgënjyer nga rezultatet e ekipit këtë sezon.

– Cungu në minutën e 6-të shfryn ndaj Xhixhës, teksa i drejtohet me dialektin shkodran. “Ça ju t’u ba?!”.

– “O Lushke, luaje topin se nuk po luan me Brazilin”, thotë një prej të ftuarve laçianë në minutën e 28-të të pjesës së parë.

– Në minutën e 65-të, ku dhe Luftëtari ndëshkohet me 11- metërsh, tifozët bluzinj i drejtohen Novit: “Hiqe skuadrën nga fusha”.

Në minutën e 82-të, gjatë zëvendësimit të Donald Rapos me Vecajn, gjyqtari Kreshnik Bajramaj “shastiset” dhe ngatërron numrat.

– Donald Rapo rikthehej si kundërshtar në Gjirokastër, teksa në janar kaloi te Laçi mes polemikave pas 4 vitesh e gjysmë te Luftëtari. Dje lojtari u kontestua nga tifozët gjirokastritë, veçanërisht në pjesën e parë, më tepër për disa ndërhyrje të tij ndaj Likës. Në minutën e 82-të u zëvendësua, por shmangu kontaktet me tifozët, duke dalë nga pjesa tjetër e fushës.

– Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët bluzinj vërshëllejnë trupën gjykuese me kryesorin Meta.

– Më shumë se 15 minuta i është dashur presidentit të Luftëtarit për të hyrë në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve, për të shprehur mllefin ndaj gjykimit të Metës.

– Në fund, gjyqtarët e takimit janë shoqëruar nga forcat e rendit të policisë së Gjirokastrës, për të evituar ndonjë konfrontim të mundshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"