Hajdutët fiksohen keq me shokun e Kumbullës, tentojnë t’i grabisin sërish shtëpinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2021 | 10:54

Hajdutët fiksohen keq me shokun e Kumbullës, tentojnë t’i grabisin sërish shtëpinë

Hajdutët në Itali, janë fiksuar keq me mbrojtësin e Romës, Kris Smolling! Dy persona tentuan sërish të vidhnin shtëpinë e futbollistit anglez, teksa vjedhja u parandalua, pas vëzhgimit nga kamerat, forcat security ndërhynë në kohë rekord, teksa hajdutët ia mbathën pa arritur të marrin gjë.

NmZjNzBiMWNkZjM5Njc5OGY4YjhiOGJjMGU1.thumb

Smolling po stërvitet me Romën në Portugali dhe familja e tij është duke e ndjekur nga afër, kështu që askush nuk ndodhej atje kur dy hajdutë u vunë re brenda kopshtit të shtëpisë së tyre.   Vlen të theksohet se shtëpia e futbollistit u grabit edhe në prill nga tre persona të armatosur.

Smalling-Zalewski-Twitter-Roma

Ish-mbrojtësi i Mançesterit u detyrua të hapte kasafortën dhe t’u jepte atyre një Rolex, xhevahire dhe objekte të tjera të çmuara. Smolling iu bashkua Romës në vitin 2019 në një marrëveshje huazimi fillestare nga Junajtid, teksa Roma pagoi 15 milionë euro për të blerë kartonin e anglezit. Aktualisht Smolling është shok skuadre me mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"