Gvozdenoviç pas barazimit me Tiranën: Ky ishte maksimumi ynë me 10 lojtarë, vendin e katërt e tentojmë deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 20:14

Gvozdenoviç pas barazimit me Tiranën: Ky ishte maksimumi ynë me 10 lojtarë, vendin e katërt e tentojmë deri në fund

Skënderbeu arriti të marrë një pikë me duelin me Tiranën edhe pse luajti me 10 lojtarë për më shumë se 75 minuta. Pas përfundimit të sfidës, trajneri Ivan Gvozdenoviç deklaroi se ishte i kënaqur me lojën e luajtur nga lojtarët.

bandicam 2024-04-08 20-05-55-271

“Pas kartonit të kuq ishte e vështirë për ne, humbëm dhe penallti, por jam patjetër i kënaqur për rezultatin. I kënaqur shumë nga lojtarët, ky ishte maksimumi ynë. Kam shumë lojtarë në pankinë, por sishte e nevojshme të bëja ndryshime me aq sa pash unë. Me Nikaj dhe Rashicën përpara për mendimin tim ishim shumë mirë dhe kishim mundësinë për kundërsulm kishim shpejtësi dhe kjo ishte arsyeja pse bëra vetëm një ndryshim. Do e tentojmë deri në fund vendin e katërt”, tha ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"