Guardiola i çmendur pas talentit të Bajernit, ofertë mbi 100 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 21:30

Guardiola i çmendur pas talentit të Bajernit, ofertë mbi 100 milionë euro

Mançester Siti e ka vendosur në krye të listës së dëshirave përgjatë merkatos së verës talentin e Gjermanisë dhe Bajern Mynihut, Xhamala Musiala. Trajneri Pep Guardiola është admirues i madh i “bambit.

musiala

Portali i njohur “Fichajes” raporton se “qytetarët” janë të gatshëm të depozitojnë mbi 100 mln euro në arkat e kampionëve të Bundesligës. Tashmë “topi” kalon në këmbët e protagonist Musiala. Xhamal në një intervistë të para disa muajve pohoi se Premier Liga angleze është ëndërr për të, pa përmendur klub specifik.

Megjithatë gjatë këtyre ditëve po përflitet se shefat e bavarezëve po përpilojnë propozimin e rinovimit, e cila mbart kushte të frikshme në spektrin ekonomik, 20 mln euro në sezon, ndërsa aktualisht merr vetëm 8 mln euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"