Grizman ia dedikon fitoren grupit, ja krahasimi që bën me Platininë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2016 | 23:44

Grizman ia dedikon fitoren grupit, ja krahasimi që bën me Platininë

Antuan Grizman do të mbahet mend gjatë me “gjelat” pas dopietës që shënoi ndaj Gjermanisë, duke i eliminuar nga “Euro 2016”.

Antua Grizman

Antuan Grizman

Grizman shënoi golin e parë me 11-metërsh në fund të pjesës së parë, ndërsa realizoi golin e dytë në minutën e 72’ të pjesës së dytë.

Pas kualifikimit të bluve në finale me Portugalinë, Grizman ia dedikoi fitoren shokëve të skuadrës. “Kjo është fitorja e një grupit”,-tha ai sipas mediave franceze.

Aktualisht, Grizman numëron 6 gola në Europian dhe ndodhet 3 gola larg rekordit që mbahet nga Mishel Platini.

Duke folur për krahasimin me legjendën e futbollit francez, Grizman u shpreh se: “Jam akoma larg Platinisë, shpresoj që një ditë t’i afrohem atij. Atmosfera ishte e shkëlqyer, publiku ishte i shkëlqyer”,-tha ai pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"