Gripi “zapton” Tiranën, Ze Maria “shtrydh” ekipin në rrebesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 15:55

Gripi “zapton” Tiranën, Ze Maria “shtrydh” ekipin në rrebesh

Majkëll Ngoo dhe Kenet Muguna “trembin” Tiranën. Sulmuesi dhe mesfushori nuk u stërviten dje. Që të dy ishin me grip, ndaj stafi mjekësor dhe ai teknik e panë të udhës që t’u japë pushim që të mos rëndojnë më shumë gjendjen shëndetësore.

tirana ne shi

Anglezi i dha shenjat e para të virozës që të dielën në fakt, ndërsa la fushën e lojës, pasi nuk ndihej mirë. Duket që viroza e ka “zaptuar” prej ditësh, megjithatë shpresohet që të paktën sot ai të kthehet nën urdhrat e Ze Marias.

28061498_1995503230705789_792812468781325701_o

Një mungesë e shtatlartit në majën e sulmit sigurisht që do të ishte një minus për kryeqytetasit në transfertën delikate me Apoloninë.

Gripi ka “zaptuar” edhe dy futbollistë të tjerë të bardhebluve, konkretisht Erjon Hoxhallarin me Alvaro Bishajn. Megjithatë, në rastin e dy mbrojtësve, gjendja është shumë herë më premtuese. Kjo u pa edhe dje, kur vijuan normalisht stërvitjen.

28070929_1995503220705790_1404813028361677569_o

ANALIZA Barazimi me Bylisin kalon në heshtje te Tirana. Ekipi nisi zyrtarisht përgatitjet dje, por pa fjalë dhe me shumë ngarkesa. Edhe pse pritej që të zhvillohej  një mini-analizë për ndeshjen e fundit, kjo nuk ngjau.

Duhet thënë që ajo pikë, e marrë në “Adush Muça” ndaj të vetmit rival që kanë në grupin B, ka krijuar pakënaqësi te bardheblutë dhe kjo reflektohej jo vetëm te lojtarët, por edhe te trajneri. Për të evituar ngarkesën psikologjike, është menduar që të “arkivohet” ai takim dhe të fokusohen tek Apolonia, që është edhe kundërshtari i radhës.

tirana

NGARKESAT Pas të hënës pushim, e marta u shoqërua me dy seanca. Ritëm i lartë, madje duke sfiduar edhe reshjet shiut që nuk pushuan për asnjë çast. Gatigati mund të themi që lojtarët e kaluan ditën në “Skënder Halili”, pasi prej orës 09:00 deri në 11:00 zhvilluan stërvitjen e mëngjesit.

Pauza ishte sa për të drekuar, pasi dy orë më vonë duhet të ishin sërish të pranishëm në këtë kompleks për stërvitjen e dytë, e cila nisi në 13:30 dhe zgjati gati dy orë.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"