Goleadë e Tomorit, tërbohet Këlcyra. Futbollistët tentojnë të thyejnë derën e dhomës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2020 | 10:10

Goleadë e Tomorit, tërbohet Këlcyra. Futbollistët tentojnë të thyejnë derën e dhomës

Tomori kalon me suk ses provën gjenerale para takimit të rëndësishëm me Maliqin në transfertë. Fitorja 5-0 ndaj Këlcyrës erdhi pas një paraqitjeje mbresëlënëse, ku beratasit morën “hak” për humbjen e fazës së parë. Pati edhe nervozizëm nga skuadra mike, që luajti ashpër. 

Kelcyra

NDESHJA – Miqtë befasojnë në fillim me një aksion të bukur, ku Sadikaj i afrohet golit, por gjuan jashtë. Beratasit reagojnë dhe në të 5-ën Koroveshi, duke dashur të krosojë nga larg, e çon topin në rrjetë. Goli çliron Tomorin që ka një tjetër rast me Lirëzën, i cili i vetëm përballë portës gjuan jashtë.

Në të 14-ën Dobra finalizon një aksion personal dhe 2-0. Tomori humb disa raste flagrante për gol, Dobra i vetëm me portierin nuk shënon, topin e kthyer e godet Lirëza dhe një mbrojtës e largon te vija e portës, ndërsa Dervishi ndalet nga Buxaj. Pjesa e dytë nis me gol, ku Lirëza kroson nga fundorja në krahun e djathtë dhe Dervishi trefishon.

Skeda Tomori

Në të 58-ën Dervishi jep një pasim për Kopaçin që realizon golin e katërt. Mile kryen 3 zëvendësime dhe Manaj, Kovaçi e Paja i japin bukuri lojës. Manaj pengohet në zonë dhe fiton një penallti që kthehet në gol nga mbrojtësi Paja.

NERVOZIZMI I KËLCYRËS – Lojtarët e Këlcyrës ishin mjaft nervozë në fushë. Pas golit të 5-të ata nisën ta gjuanin topin pa adresë jashtë vijave, duke mos dashur ta nisnin lojën.

Tomori-Kelcyra

U arrit deri aty sa u kërko nin llogari beratasve pse po shënonin aq shumë. Pas ndeshjes, ndërsa stafet e dy skuadrave po pinin kafe, lojtarët e Këlcyrës krijuan konfuzion në dhomat e zhveshjes me sharje banale. Ata filluan të dëmtonin dyert e dhomës së tyre, por ndërhyrja e policisë e qetësoi situatën.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"