“Golat i pësojmë kot”, Mema pas humbjes ndaj Bylisit: Futbollistët janë të lodhur, besoj shumë tek Onanuga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 15:33

“Golat i pësojmë kot”, Mema pas humbjes ndaj Bylisit: Futbollistët janë të lodhur, besoj shumë tek Onanuga

Kastrioti humbi ndaj Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Pas sfidës ka folur trajneri i krutanëve, Ardian Mema.

bandicam 2023-01-29 15-17-28-877

“Përsa kohë rezultati nuk është në favor, nuk mund të them se jemi mirë, por ne u munduam. Ajo që vë re është se kampionati është shumë i fortë dhe futbolli ka episode, ku mund të fitosh, nuk duhet ta falësh kundërshtarin në asnjë moment. Kemi probleme, por më kryesori është pësimi i golave pas i hamë kot. Loja është me hope, por i japim meritën dhe kundërshtarit për punën që bëjnë. Futbolli është këndvështrim, ka edhe lojtarë që janë disi të lodhur dhe nuk japin 100%, nuk është se futbollistët kryesorë nuk dhanë, por duhet të bëjnë kujdes dhe me ekuilibrin. Onanuga është një lojtar shumë i mirë dhe me shumë vlera, besoj shumë tek ai”, u shpreh Mema për “Oversport”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"