Golat e tij nuk janë më vendimtar, Zhiru flet pas humbjes: Moment i tmerrshëm, reagojmë me Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 12:36

Golat e tij nuk janë më vendimtar, Zhiru flet pas humbjes: Moment i tmerrshëm, reagojmë me Interin

Golat e tij nuk janë më vendimtarë, megjithatë Olivie Zhiru mundohet të bëjë gjithmonë detyrën. Një shkëndije shprese ndaj Sasuolos dhe më pas marrja e përgjegjësisë për një humbje turpëruese në deklaratat pas ndeshjes.

zhiru

Çfarë po i ndodh Milanit?

Barazimi ndaj Romës kur po fitonim deri në minutën e 87- të na dëmtoi. Donim të reagonim e nuk ia dolëm. Në këtë moment kam ndjesinë se po vuajmë shumë që në vështirësinë e parë, megjithatë nga kriza mund të dalim vetëm të bashkuar.

Mos vallë jeni bllokuar psikologjikisht?

Të gjithë duam të japim më shumë për ekipin e për tifozët që edhe një herë na mbështetën deri në fund. Në grup jemi të gjithë të zhgënjyer, sepse e dimë që është e vështirë të fitosh kur pëson 3,4 apo 5 gola.

Mendoni se është kompromentuar rrugëtimi juaj për në Champions?

Siç thashë duhet të qëndrojmë të bashkuar. Së bashku me tifozët mund të ringrihemi. Duhet të jemi më solidë e të mos shkërmoqemi që në vështirësinë e parë. Me punë do të vijë edhe reagimi që presim të gjithë.

Përse kaq shumë shpërqendrim?

Kam një vit e gjysmë te Milani dhe ky është momenti më i vështirë. Gabimet janë të pranueshme, por në mendjen tonë duhet të kujtojmë se çfarë kemi arritur deri pak kohë më parë. Nevojitet më shumë përqendrim, pozicionime më të saktë dhe të jemi më efikasë kur ushtrojmë trysni. Jam i bindur se do të rikthehemi.

Si e shpjegoni këtë rënie rendimenti kaq të theksuar?

Soliditeti ka qenë pika jonë më e fortë. Sigurisht ka pasur edhe shumë të dëmtuar, por kjo do të thotë se ata që luajnë duhet të jepnin më tepër. Nga ana tjetër, jam i bindur se i kemi mundësitë të reagojmë që ndaj Interit, e për të bërë më mirë në Champions kundër Totenhemit.

Ju si lideri jeni gati të merrni për dore këtë skuadër?

Derbi ka për të qenë vendimtar për sezonin tonë, sepse kemi nevojë të rrisim nivelin, e duhet të rikthehemi të fitorja. Duhet të jemi gati për 95 minuta me vëllim dhe përqendrim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"