Gol dhe asist, Cikalleshi në superformë/ Shikoni vlerësimi fantastik që faqja e specializuar e statistikave i bën sulmuesit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2021 | 17:57

Gol dhe asist, Cikalleshi në superformë/ Shikoni vlerësimi fantastik që faqja e specializuar e statistikave i bën sulmuesit shqiptar

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ishte një nga më të mirët në fushë, për skuadrën e tij, në humbjen 5-3 që Koniaspori pësoi në transfertë ndaj Rizesporit.

Cikalleshi56

Bomberi kavajas, asistoi në minutën e 6-të, për futbollistin Guilherme, teksa në të 12-tën, gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhënë epërsinë e dyfishtë “shqiponjave” të Koniasporit, që nuk arritën ta menaxhonin këtë rezultat, duke u përmbysur nga skuadra vendase, e cila arriti të shënonte plot 5 gola nga minuta e 21-të deri në 82-shin.

Për sa i përket vlerësimeve, Cikalleshi rezulton njeriu i ndeshjes. Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, e vlerësoi me notën 8.5 sulmuesin shqiptar. Në 4 goditje gjatë gjithë ndeshjes, 30-vjeçari 2 i dërgoi në kuadrat, teksa arriti të jepte 3 pasime kyçe në këtë takim.

STATISTIKAT DHE NOTA E CIKALLESHIT, SIPAS “SOFA SCORE”, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”:

Sokol Cikalleshi vleresimi

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

VIDEO/ Cikalleshi “show” për 6 minuta, bomberi shqiptar dhuron asist dhe shënon gol në kampionat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"