Goditje për Erzenin, portieri Xhika mungon në sfidën ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 16:09

Goditje për Erzenin, portieri Xhika mungon në sfidën ndaj Tiranës

Erzeni nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit. Një pikë në një transfertë delikate, që mund të shkonte edhe më keq, pasi verilindorët shpërdoruan një penallti.

XHIKA

Megjithatë, tashmë fokusi i shijakasve është ndeshja e fundit e kampionatit kundër Tiranës, që do të luhet të hënën në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Trajneri Alfred Deliallisi, në prag të kësaj ndeshjeje kyçe, ku Erzenit do t’i duhen patjetër pikë për të qenë minimalisht në “play out”, duhet t’i bëjë llogaritë pa portierin titullar, Dashamir Xhika, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Në vend të tij pritet të aktivizohet Klevis Hasanbelli, ndërsa rikthim i rëndësishëm për shijakasit është mesfushori Adnard Mehmeti.

R.FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"