Gjysmë-profesionistë, por te Sant Hulia nuk e kanë më frikë Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2017 | 13:17

Gjysmë-profesionistë, por te Sant Hulia nuk e kanë më frikë Skënderbeun

“Sapo kemi mbërritur në aeroportin ‘Leida-Alguaire’ (Spanjë) dhe po bëhemi gati për t’u kthyer në principatën e Andorrës pas ndeshjes kundër Skënderbeut. Ëndrra e Ligës së Europës është ende gjallë. Forca Sant Hulia!”.

sant julia

Kështu shkruhej dje në faqen zyrtare të rivalit të Skënderbeut, ekipit modest nga Andorra, që rezistoi më së miri në takimin e parë në Korçë. Teksa pritej një fitore e thellë e vendësve, Sant Hulia u mbrojt mirë dhe për më tepër ishte e vendosur në fushë me një disiplinë të lartë taktike.

sant hulia

Humbja me rezultatin minimal 1-0 ka entuziazmuar andorrianët, që tashmë besojnë të përmbysja në takimin e kthimit më 6 korrik. Trajneri Blanko i la pushim dy ditë lojtarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"