Gjyla: E pata paralajmëruar në Panorama Sport, se do t’a ndalnim Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2018 | 18:12

Gjyla: E pata paralajmëruar në Panorama Sport, se do t’a ndalnim Partizanin

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, për rezultatin pozitiv të arritur ndaj Partizanit, ku tregoi se ky barazim erdhi si rezultat i punës së javëve me radhë.

Gjyla

E kishit menduar pikën?

Kam 1 muaj që punoj, skuadra po vjen atje ku kërkoj unë. Kemi luajtur mirë por s’kemi marrë pikët. Fati ishte me ne. Të gjithë thonë që ishte një penallti që iu mohua Partizanit. Ne kemi marrë vetëm 1 penallti në të gjithë kampionatin. Na janë mohuar 2 penallti dhe nuk është folur. Në Shkodër dhe në të gjitha ndeshjet na janë mohuar disa penallti. Takimi i sotëm ishte mjaftë e mirë. Mendoj që gabuam më pak mbrapa.

Projekt me të rinjtë për Lushnjën?

E kam thënë edhe për Panorama Sport, që krahas projektit me të rinjtë, duhet fusha dhe investime në infrastrukturë. Nëse nuk do bëjmë këto, do hedhim lekë kot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"