Gjyla: E kanë harruar që Lushnja vazhdon të jetë në kampionat, ata që janë për piano, t’i bien pianos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2018 | 19:20

Gjyla: E kanë harruar që Lushnja vazhdon të jetë në kampionat, ata që janë për piano, t’i bien pianos

“Kemi disa lojtar të rinj që po i promovojmë. Goli i parë vjen nga një gabim trashanik i mbrojtëseve. Ne para golit që pësuam kishim mundësira për të kaluar në avantazh. Luajtëm mirë në të gjitha repartet. Unë mendoj që është mungesë përqendrimi. Do të jenë 50-60% e futbollistëve vitin e ardhshëm. Kishim 2 lojtarë mangut sot dhe 10 në stol. Përveç gabimeve, kemi ndryshuar rolet e lojtarëve. Me një stërvitje 3-4 ditore, s’mund ti puqësh dot repartet.

gjylaa

Unë e kam thënë shumë kohë më parë, me këto probleme që ka kaluar Lushnja, sot kishte dhe një anë tjetër. Nuk e them që fitoren Laccit ia dha arbitri. Ne bëmë gabimet tona. Penalltia e Laçit më duket e diskutueshme. Disa gjëra duhet të ndarë. Ata njerëzit që janë për piano, ti bien pianos, mos vijnë në futboll.”

Laçi kishte mundësinë të kthente tifozët. E nënvlerësoi kaq shumë Lushnjën, sa as tifozët nuk ktheu. A të bezdis ideja e nënvlerësimit?

E kanë harruar që Lushnja vazhdon të jetë në kampionat. Laçi le ta marrë si të dojë Lushnjën. Unë se kam vetëm te Laçi, janë një sëra faktorë që humbës një ndeshje. Janë faktorët tona, pastaj të të tjerëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"