Gjyla: Besa të bën gjëmën, po s’e more seriozisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2019 | 13:31

Gjyla: Besa të bën gjëmën, po s’e more seriozisht

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, për “Panorama Sport” tha dje se skuadra e tij është plotësisht gati, pavarësisht se me Besën përballet në një fushë me bar plastik. 

gjyla

“Të ishte një fushë tjetër, më mirë do të ishte, duke pasur parasysh që Besa stërvitet në një fushë të tillë. Por mendoj se nuk është problem dhe futbollistët mund të japin gjithçka për gjithçka në ndeshjen e fundit. Edhe një fushë sintetike njësoj është, skuadra është përgatitur edhe për këtë”, u shpreh fillimisht Gjyla. Tekniku lushnjar e ka drejtuar Besën në periudha të ndryshme dhe e njeh mirë. “Kemi përballë një skuadër, që për mendimin tim, është nga më profesionistet. Vetëm emri i Besës sa bën. Edhe pse ka pasur oshilacione, them se Besa është një nga skuadrat më simpatike të grupit tonë. Ka në përbërje futbollistë të eksperiencës dhe futbollistë të rinj. Nëse nuk e merr seriozisht, patjetër që të bëjnë gjëmën”, shtoi Gjyla.

lushnjaa

DËMTIMET 

Trajneri lushnjar preku dhe situatën e dëmtimeve në skuadër. Ai pret që skuadra të japë maksimumin dhe pret një gjykim të drejtë, si dhe praninë e tifozëve verdhejeshilë në PezëHelmës.

“Mone nuk është rikuperuar. Ervis Gjyla është 50% me 50%, ndërsa Alushin e kemi më afër rikuperimit. Magani është i skualifikuar dhe kthehet portieri Haremi. Gjithsesi, kemi futbollistë që mund t’i zëvendësojnë ata që nuk luajnë. Kërkoj që futbollistët të japin maksimumin, të respektojnë kundërshtarin dhe veten, të jenë më me këmbë në tokë për ndeshjen. Kërkoj edhe një gjykim të drejtë. E kemi provuar shpesh që një gjykim i mirë i lë trajnerët të qetë të merren me ekipin dhe nxjerr ndeshje të mira. Me një gjykim të mirë, le ta fitojë ndeshjen kush e meriton. U bëj thirrje tifozëve të Lushnjës të na mbështesin, siç na kanë mbështetur gjithmonë. I falënderoj për ndeshjen e kaluar dhe i ftoj të na mbështesin në vazhdimësi”, përfundoi trajneri Gjyla.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"