Gjombrati: Në Ballsh po përjetoj një ëndërr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2015 | 9:58

Gjombrati: Në Ballsh po përjetoj një ëndërr

BylisSerxhio Gjombrati është një nga zbulimet e Bylisit të këtij sezoni. Ai u afrua në verë pas tre sezoneve me Himarën dhe është një nga lojtarët kyç në formacionin e Nenajt. Vetëm 21 vjeç, por luan në mbrojtje, në qendër dhe nga krahët, si edhe në sulm, pasi deri më tani ka shënuar katër gola.

Në një bisedë për “Panorama Sport”, njeriu që i dha tri pikët skuadrës në sfidën ndaj Luftëtarit u shpreh: “Jam shumë i lumtur që po luaj në Ballsh, pasi më duket si një ëndërr e bukur.

Po luaj titullar në mbrojtje, por edhe po gjej rrugën e rrjetës. Kjo pasi deri më tani kam realizuar katër gola, madje dhe decizivë. Këtu më duket vetja sikur luaj në një skuadër Superiore, pasi Bylisi ka shumë kualitete.

Unë do përpiqem të jap më të mirën dhe të gjithë po bëjmë maksimumin që Bylisin ta ngjisim në Superiore. Në skuadër ka konkurrencë dhe luan ai që e meriton. Gara është e vështirë, por besoj se do t’ia dalim. Kualitetet e kanë kthyer Bylisin në një ‘superfuqi’ në Grupin e Jugut, pasi kemi shtatë fitore radhazi. Por ne nuk do të ndalemi, do të përpiqemi që të japim më të mirën dhe të jemi me ‘këmbë në tokë'”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"