Gjoka e nis në mënyrën më të keqe të mundshme, Shkëndija zhgënjen përsëri në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 16:42

Gjoka e nis në mënyrën më të keqe të mundshme, Shkëndija zhgënjen përsëri në kampionat

Ernest Gjoka nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Shkëndija e Tetovës, teksa ditën e sotme janë mposhtur në shtëpi nga Akademija Pandev.shkendija

Klubi tetovar nuk po kalon një formë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa pas 10 xhirove të para, renditen në vendin e 6-të me vetëm 11 pikë.

Ditën e sotme kuqezinjtë u mposhtën nga Akademija Pandev me rezultatin 0-1, duke e thelluar akoma më shumë krizën e rezultateve.

Kjo është humbja e dytë në tre ndeshjet e fundit për Shkëndijën, të cilët me këtë ecuri tashmë rrezikojnë edhe fundin e tabelës.

Ndërkohë Akademija Pandev renditet ne vendin e parë, me 21 pikë, një më shumë se Vardari, i cili do të luajë nesër me Makedonija GP.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"