Gjermanët pushtojnë Europën, Skuadrat e Bundesligës tregojnë dhëmbët ndaj të mëdhave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 16:46

Gjermanët pushtojnë Europën, Skuadrat e Bundesligës tregojnë dhëmbët ndaj të mëdhave

Është vënë shpeshherë në dyshim kualiteti i kampionatit gjerman në krahasim me atë anglez, italian apo spanjoll. Por këtë herë të gjithë ishin gabim në parashikimet e tyre pasi në Champions dhe Europa Ligë, asnjë prej skuadrave nga Bundesliga nuk e njohu humbjen, madje as barazimin.dortmund

Kështu Dortmundi nisi serinë e sukseseve ndaj Parisit duke mundur francezët në shtëpi, një ditë më pas ishte Lajpcig ai që fitoi në Londër ndaj Totenhemit. Për t’ia lënë radhën Leverkusenit në Ligën e Europës. “Aspirinat mundën 2-1 në shtëpi skuadrën e Portos, teksa skuadra tjetër, Volfsburgu, Malmon.

Për të ardhur te paraqitja dinjitoze e Bajernit ndaj Çelsit, gjermanët treguan se nuk bëjnë shaka kur vjen puna për eliminim direkt. Gjithsesi, asgjë nuk ka përfunduar pasi janë për t’u luajtur edhe ndeshjet e kthimit. Por duket qartë se në Gjermani ka nisur një epokë e re. Kjo vihet re edhe në luftën që zhvillohet çdo javë për titullin kampion.Chelsea-Bayern-Munich-Man-Utd-transfer-news-1247309

Kurrë pas kaq shumë vitesh nuk janë në garë 3 skuadra për të fituar trofeun në maj. Edhe pse Bajerni mbetet ekipi favorit, titulli do të vendoset ashtu si në sezonin e kaluar, në 90 minutat e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"