“Gjërat që ndodhën me shkatërruan ëndrrën”, ish-futbollisti i Interit rrëfen eksperiencën negative te zikaltërit: Tentova të vrisja veten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 21:44

“Gjërat që ndodhën me shkatërruan ëndrrën”, ish-futbollisti i Interit rrëfen eksperiencën negative te zikaltërit: Tentova të vrisja veten

Shpesh herë transferimet e ëndrrave nuk shkojnë ashtu siç duhet, ku një rast është edh historia e talentit suedez , Martin Bengston dhe eksperiencës së tij te Interi.

6456456

Talenti suedez ka rrëfyer aventurën e cila shkoj dëshpërimisht keq për të te zikaltërit ku gjerat që pa dhe provoi e çuan deri aty sa tentoi edhe të vetëvritesh.

“ ‘San Siro’ ishte ëndërra ime, por që u kthye në një makth. Fitova të drejtën për të bërë një provim te Interi, ku mu premtua edhe një kontratë.

Gjërat nuk rezultuan ashtu siç u dukën dhe u detyrova të mbyllesha së bashku me disa futbollistë të tjerë që kishin ardhur me të njëjtin qëllim si edhe unë. Aty nuk kisha liri, gjërat u bënë aq keq sa tentova të vrisja veten 2 herë, presioni ishte shume i madh.

Vendosa të hiqja dorë në moshën  19-vjeçare. Fusha më mungonte, por sa herë bëja paraqitje të mira kur luaja në Suedi mediat fillonin të shkruanin dhe unë nuk e  doja më atë vëmendje dhe thjesht hoqa dorë.” U shpreh Bengston.

Historia e Suedezit është kthyer në një film i titulluar “Tigers”, i cili do të shfaqet në kinematë italiane nga muaji i ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"