“Gjeneralët që dolën nga fusha të turpëruar”, Duka i zhgënjyer me Kombëtaren A: S’jemi skuadër e madhe, ja çfarë na penalizoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 23:55

“Gjeneralët që dolën nga fusha të turpëruar”, Duka i zhgënjyer me Kombëtaren A: S’jemi skuadër e madhe, ja çfarë na penalizoi

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i pranishëm në Elbasan Arena ku ndoqi nga afër triumfin e Kombëtares Shpresa, përballë Andorrës me përmbysje 3-1. Në prononcimin për mediat, kreu i FSHF, foli edhe për disafatën e djeshme të Kombëtares A, duke u shprehur:

Armand-Duka

Shpresa- Ta kthesh ndeshjen është vërtet karakter. U21 është në udhën e mbarë. Duke marrë parasysh të dy ndeshjet edhe në Austri edhe këtu.

Kombëtarja A- Ndërsa ekipi i parë zhgënjeu jo vetëm me rezultat por edhe me lojën në fushën. Nuk mendoj që ishte vetëm lodhja. Por, konçentrimi për të vlerësuar çdo lloj kundërshtari. Na penalizoi vetëkënaqësia. Gjithsesi duhet të shikojmë përpara. Të vazhdojmë të jemi pretendent për ta udhëhequr grupin. Duhet të fitojmë në Kazakistan dhe në Lituani.

Nuk i ndodh vetëm Shqipërisë, i ndodh rëndom skuadrave që pas një euforie të mos kenë përqendrimin e duhur. Që të jesh skuadër e madhe duhet të kesh përqendrimin e duhur. Pikërisht për këtë nuk jemi skuadër e madhe. Nëse hymë në fushë si gjeneralë patjetër që do të dalim të turpëruar.

Shpërblimi për klubet shqiptare? Ne i mbështesim talentet. Ata janë fryt i punës së përbashkët. Pamë shumë lojtarë nga kampionati shqiptarë që kanë dëshirë për të luajtur dhe japin maksimumin në fushë. Pamë Selmanin që shënoi gol për herë të dytë, vetëm me seriozitet, dëshirë dhe përkushtim maksimal.

Shtyrja e kampionatit – Duam të shikojmë futboll për ditë jo njëherë në javë. Uroj që kampionati të luhet. Ekipet kanë vendimmarrjen e tyre”, i shpreh Duka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"