Gjelbrim Taipi, i vetmi “dem” që nuk mungon kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 16:55

Gjelbrim Taipi, i vetmi “dem” që nuk mungon kurrë

Gjatë gjithë sezonit, Partizanin e kanë ndjekur dëmtimet e shumta, që nuk i kanë lejuar trajnerët të kenë në asnjë moment të gjithë lojtarët në dispozicion.

unnamed

I vetmi futbollist i të kuqve, që ka luajtur në çdo ndeshje të Kategorisë Superiore në këtë edicion, është Gjelbrim Taipi. Ish-kapiteni i Kukësit ka zbritur në fushë në të 28-ta ndeshjet e Partizanit në Superiore, çka tregon për një vazhdimësi perfekte të mesfushorit, që në këtë sezon është kthyer në një “xhol”, pasi ka luajtur në disa pozicione, përfshirë edhe si sulmues krahu.

Të gjithë lojtarët e tjerë për arsye dëmtimesh apo pezullimesh kanë munguar në të paktën një ndeshje të kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"