Gjashtë arbitra në Laçi-Teuta, Hamiti gabon vetëm në një rast

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2021 | 22:03

Gjashtë arbitra në Laçi-Teuta, Hamiti gabon vetëm në një rast

FSHF kishte dërguar gjashtë gjyqtarë në sfidën Laçi-Teuta, me kryesor Eldorian Hamitin, i cili mban stemën e FIFA-s. Anësorë ishin Ridigert Çokaj dhe Mario Shazivari, ndërsa arbitra të linjës Ardian Beqiri dhe Orlando Kuka.

Laci-Teuta

Gjithçka shkoi mirë sa i përket menaxhimit që i bëri gjyqtari ndeshjes, në një kohë që nuk pati raste flagrante për moviolë.

I vetmi gabim i Hamitit është në minutën e 64-t, kur Emiliano Vila i bëri një ndërhyrje të rëndë Zulfiut, por arbitri nuk i dha as të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"