Gega: 3 pikshi i Kastriotit është njëlloj si ai i Skënderbeut, ja e vërteta e kërkesës për karton ndaj Telushit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 12:00

Gega: 3 pikshi i Kastriotit është njëlloj si ai i Skënderbeut, ja e vërteta e kërkesës për karton ndaj Telushit

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli në konferencën e shtypit, para ndeshjes ndaj Kastriotit që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 14:00 në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Gega foli për gjendjen e skuadrës si dhe vështirësitë e kësaj sfidës. Nuk mungoi një koment për kërkesën ndaj Telushit si dhe për trajnerin Nica.

GJK_0009-e1540633815113

Si paraqitet gjendja e ekipit në prag të sfidës ne Kastriotin?

Shumë mirë, besoj se gjërat shkojnë mirë. Jemi stërvitur, kemi analizuar ndeshjen e fundit dhe po mundohemi të marrim masat për ndeshjen me Krujën. Duke parë ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut them se janë ekip për tu vlerësuar jo për t’u nënvlerësuar. Në Krujë shkojmë me pikësynim të qartë nuk ka gjë të lehtë pasi çdo gjë është në letra.

Do të ketë rotacion?

Po do ketë. Atanda nuk luan pasi është i skualifikuar për shkak të kartonëve, kemi lojtarë në dispozicion, ata që janë, janë të freskët. Shpresoj të na japin një vrull dhe shtytje më tepër. Jemi “ok” me përbërjen.

Ju shqetëson fusha e Kastritoit?

Të jem i sinqertë asnjëherë nuk kam qenë atje. Kam parë kronikat e ndeshjeve të tjera. Kukësi është ankuar dhe të tjerat janë ankuar, por do të bëjmë atë që të gjithë kanë bërë të tjerat. Është shqetësuese pasi Partizani dhe çdo ekip duan fushë komode të shprehen më mirë teknikisht, por kjo është Shqipëria dhe do përshtatemi. Shkojmë atje, jo për t’i vënë faj fushës, por për të marrë maksimumin.

 Sa e vështirë është ta mbash ekipin me këmbë në tokë?

 Sot jemi në vendin e dytë me një pikë mbrapa. Jemi ekip kryesues sigurisht. Pikësynimi jonë është mos i ndahemi ekipeve kryesuese dhe do i vlerësojmë të gjitha skuadrat një nga një. Objektivi fillon edhe qartësohet më tepër. Kemi edhe 26 ndeshje. Presioni kur je në vend të parë dhe të dytë me një pikë larg Skënderbeut përgjegjësitë janë të mëdha. Duhet të jemi të qartë të marrim maksimumin. Te grupi që kemi janë njerëz që po konsumojnë, po lodhen, po djersitin shumë. Në çdo javë ka pasur të njëjtin formacion pasi kanë luajtur mirë. Kjo është arsyeja pse jemi në vend të dytë. Shpresoj që edhe pjesa tjetër e grupit të vijnë dhe të na plotësojnë atë lodhje ose atë pjesë që ne nuk e bëjmë maksimum.

Presioni patjetër që çdo javë shtohet. Çdo javë bëj llogari, duhet të shohim ndeshjen e Krujës nesër, kjo është llogaria jonë e parë. Nuk shoh djathtas ose majtas se si dalin ekipet e tjera. Është presion i madh për një trajner që të kthehet në pozitat e një tifozi. Dua të marr maksimumin nga Bardhi e deri te më i rrituri. Nuk duam të kemi shqetësime dhe ky është problemi për mua. Edhe të verdhat janë shqetësim. Lojtarët vet po mundohen t’i menaxhojnë.

Do jeni pragmatist në ndeshjen e radhës apo do keni ndonjë vlerësim më shumë për veten.?

Dua të marr maksimumin, pasi shkojmë për fitore. Jemi Partizani, pa nënvlerësuar Kastriotin, pasi shumë ekipe ndaj nesh kanë luajtur mirë, edhe Kastrioti si ndaj nesh e ndaj Skënderbeut luajti futboll. Jam trajner dhe kam qenë futbollist dhe e di çfarë mund të ndodhi. Të injektojmë te ekipi që s’ka asnjë shenjë nënvlerësimi. 3 pikshi i Korçës është njëlloj si ai i Krujës.

Kërkesa ndaj Telushit për karton?

 Ishte një batutë mes nesh dhe nuk ishte urdhër të merrte karton. Unë e dua Telushin në fushë. Nëse merr të verdhë do ta rikuperojmë dhe do të jetë titullar patjetër.

Është momenti që ndoshta Hebaj të rikthehet titullar?

Hebaj është aktivizuar si titullar por edhe si zëvendësues. Kam 25 lojtarë, kur hedh 11 nuk kam mundësi, që ti aktivizoj të gjithë futbollistët. Dëshira është e madhe. Hebaj dhe kushdo që të hyjë duhet të tregojë që është titullar dhe ky është mesazhi im. Çdo javë flitet për Hebajn, është 20- vjeç, shumë i ri. E konsideroj si të ri dhe me të ardhme. Ai është pjesë e grupit dhe shpresoj të kontribuojë por ka edhe 26 ndeshje prandaj ka kohë.

Trajneri i Kastriotit, Stavri Nica, kërkon gjithmonë nga ekipi i tij agresivitet, si do i përgjigjeni kësaj mënyre loje.

Ne kemi mënyrën tonë. Nica është një njeri shumë i mirë është miku im dhe ka kontribuuar në shumë klube. Ka mentalitetin e vetë do mundohet të japi konceptin e vetë. Në ndeshjen e parë bëri  mirë. Ne kemi formatin tonë dhe e kemi fytyrën tonë të vërtetë. Ata do marrin masat, por edhe ne do e kthejmë me mënyrën që kemi. Kemi forcat tona, jemi gati për çdo lloj performance të Krujës të përgjigjemi. ”, u shpreh Gega.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"