“Gati për ëndrrën e madhe”, rrëfehet “xholi” Kruniç: Për Milanin jap shpirtin sa herë zbres në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2022 | 23:18

“Gati për ëndrrën e madhe”, rrëfehet “xholi” Kruniç: Për Milanin jap shpirtin sa herë zbres në fushë

Puna e tij nuk bie shumë në sy, por Rade Kruniç është një “xhol” i vërtetë për Milanin. Deri në këtë pikë të sezonit ka luajtur në 6 nga 11 role të mundshme dhe Pioli vijon të besojë në këto ndeshje kaq të rëndësishme për fatin e titullit.

krunic

Boshnjaku ka dhënë një intervistë për “Sportmediaset”, në të cilën ka analizuar sfidat e fundit dhe premton betejë për takimin me Sasuolon ku “Djallit” i duhet të paktën një barazim për t’u shpallur kampion i Italisë.

Pioli thotë se ju vlerëson sepse në fushë jepni gjithçka…

Mendoj se këtë e bëjnë edhe shokët e tjerë sa herë u kërkohet të japin kontributin e tyre. Të gjithë jemi gati të bëjmë çdo lloj sakrifice për skuadrën. Rëndësi ka që të fitojmë në këtë takim të fundit që na ka mbetur.

Karakteristikat tuaja hyjnë gjithmonë në punë apo jo?

Them se kam karakteristika të rëndësishme, ndoshta më mungon pak vetëbesim, pak gola dhe ndonjë asist, por me pak vetëbesim është shumë më e lehtë të luash. Pastaj varet nga ndeshja. Kundër Atalantës luajta me mesfushorin dhe mendoj se është pozicioni në të cilin jap më të mirën sepse mund të sulmoj pa top çka ishte edhe ajo që më kërkoi trajneri. Gjatë sezonit kam luajtur si mesfushor difensiv, në të majtë apo si fantazist. Roli nuk ka rëndësi për mua, pasi gjithmonë jam i fokusuar tek ajo që më kërkon trajneri.

Ishte sparkata juaj që i dha topin e golit Teos.

Imazhet e asaj që ai bëri janë simbol. Bëra një ndërhyrje të rëndësishme, ndërsa magjia e Teos i dha shtysë më të madhe ekipit. Te Milani secili mundohet të bëjë të pamundurën. Ndonjëherë duket sikur dikush nuk bën sa duhet, por kur trajneri na vendos përpara analizës së paraqitjes e kuptojmë të gjithë se sa shumë vlen çdo detaj në fushë.

Krunic

Nuk jeni gjithmonë titullar, por gjithmonë gjendeni gati. Cili është sekreti?

Jam i kënaqur që i dëgjoj këto fjalë, jam gjithmonë në dispozicion për skuadrën. Çfarëdo që nevojitet: 1 minutë, 30 ose 95 nuk më intereson, më intereson vetëm të bëj më të mirën. Pastaj ndonjëherë gaboj, ndoshta ka lojtarë më të rëndësishëm se unë, por të gjithë japim maksimumin dhe kjo është gjëja që duhet t’i bëjë tifozët krenarë.

Sa besim keni për ndeshjen e fundit?

Nuk na ka munguar kur rë, madje as kur kemi qenë 7 pikë larg kreut. Milani ka lojtarë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment, pastaj me këtë shtysë që po na japim tifozët mendoj se çdo gjë është e mundur. Jemi shumë pranë ëndrrës së madhe.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"