Gati faza e dytë, Tërbuni projekton dy goditje “big”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2019 | 17:14

Gati faza e dytë, Tërbuni projekton dy goditje “big”

Ekipi i Tërbunit vazhdon stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Oltijon Kërnaja dhe zv.trajnerit Ergys Neziri. Skuadra pukjane po mendon për vazhdimin me sukses të fazës së dytë. Zv.trajneri Ergys Neziri thotë:

terbuni

“Ne tani kemi një sulmues që në fazën e parë luante me Spartakun dhe mund të themi që është një lojtar që do t’i bëjë shumë punë Tërbunit. Lëvizja jonë e radhës do të nisë duke afruar 2 lojtarë, që kanë luajtur në Superiore dhe do të lëmë të lirë ata lojtarë që nuk janë aktivizuar dhe kanë qëndruar në stol.

Ne po mendojmë vetëm për më të mirën e ekipit, ku synimi ynë duhet të arrihet këtë vit. Do të luajmë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë dhe për këtë gjë na nevojiten lojtarë që dëshirojnë të luajnë për fanellën e ekipit të Tërbunit. Po stërvitemi çdo ditë dhe deri në fillim të kampionatit do të jemi gati për ta nisur me fitore. Fazën e parë ne e mbyllëm në vendin e parë dhe kam shumë besim tek ekipi”, tha Neziri.

Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"