Gati dy lojtarë të rinj për Kosovën, presidenti Ademi: Mund të anulojmë kampionatin nëse UEFA…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 23:35

Gati dy lojtarë të rinj për Kosovën, presidenti Ademi: Mund të anulojmë kampionatin nëse UEFA…

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi premtoi se “Dardanët” do të përforcohen me dy emra të rinj përpara ndeshjeve të play-off të kampionatin europian.

agimademipres-696x431

Për emisionin “Sports Show” të “Klan Kosovës”, kreu i futbollit të Kosovës nuk dha emra konkretë, po zbuloi origjinën e tyre: njëri nga Mitrovica, tjetri nga Ferizaj.

“Presim dy prurje para ndeshjeve të radhës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Do të vijnë dy lojtarë, njëri nga Ferizaj dhe tjetri nga Mitrovica”, u shpreh presidenti Ademi.

kosovaaaa

Nga ana tjetër ai foli dhe për çështjen e rikthimit të kampionatit të futbollit në Kosovë pas pezullimit prej koronavirusit. Në lidhje me këtë pikë presidenti i FFK-së u tregua i qartë se nëse vazhdojnë të shtyhen kompeticionet futbollistike nga UEFA, atëherë rrezikon që ky sezon të anullohet.

“Ne do të vazhdojmë sipas sugjerimeve. Nëse UEFA vazhdon t’i shtyjë datat vazhdimisht, atëherë ka gjasa që të anulohet. Dëshira ime është të vazhdojë kampionati, por nëse jo, kjo është gjendja”, tregon më tej shefi i futbollit në Kosovë.

Ballkanii-696x463

Për sa i përket shëndeti të trajnerit të Kosovës Bernard Shaland, kreu i futbollit të Kosovës u shpreh se komunikon çdo ditë me të, ndërsa stafi i trajneri zviceran është paguar rregullisht edhe këtë periudhë karantine.

“Bisedojmë vazhdimisht me trajnerin Shaland. Ai është mirë dhe ndodhet në shtëpi. Ai ka uruar që Kosova të jetë mirë Edhe pse punojmë rrallë nga zyra në këtë periudhe, ne i kemi dhënë pagat e plota për muajin e fundit”, përfundoi presidenti i FFK-së Agim Ademi.

shaland

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"