Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-trajneri i Tomorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2021 | 23:27

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-trajneri i Tomorit

Është ndarë nga jetë ish-trajneri i Tomorit, Guxim Mukli. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi beratas, që i shpreh gjithashtu ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

45

Mukli kishte fituar respektin e të gjithëve, jo vetëm për atë që ishte, por edhe për kontributin që ka dhënë për qytetin e tij në sport, ku përveç si trajner, ka qenë edhe futbollist.

“Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta profesorit, trajnerit, ikonës së futbollit beratas Guxim Mukli. Tomori, i shpreh ngushëllime familjes Mukli. I paharruar profesor Guxim Mukli”, thuhet në komunikatën e klubit.

3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"