Futbolli në kushte lufte, Taulant Seferi tregon situatën në Ukrainë: Gjatë ndeshjeve është gjuajtur edhe me raketa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2023 | 20:13

Futbolli në kushte lufte, Taulant Seferi tregon situatën në Ukrainë: Gjatë ndeshjeve është gjuajtur edhe me raketa

Ish-sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi, po i shijon pushimet e fundvitit në vendlindjen e tij në Kumanovë.

Seferi

Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe Vorskla në Ukrainë ka dhënë një prononcim për “Open –TV”, teksa është ndalur te situate kaotike në Ukrainë.

“Situata nuk është normale, por kampionati zhvillohet dhe duhet të zhvillohet, edhe pse ndeshjet luhen pa tifozë.  Na ka ndodhur shpesh që gjatë ndeshjeve të kampionatit të ndërpriten loja për shkak të bombardimeve, është gjuajtur edhe me raketa, por siç thash kampionati duhet vazhduar.

Vorskla është një ekip me shumë histori në kampionatin ukrainas. Menjëherë pas Dinamo Kiev dhe Shakhtar Donjetsk vjen Vorska. Çdo futbollist kur ndërron ambient i nevojitet kohë për përshtatje, kështu që edhe unë tani jam ambientuar dhe jam i kënaqur nga paraqitjet e mia”, përfundoi Taulant Seferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"