Futbolli fiton kundër manipulimeve te zgjedhjeve, shtyhet Asambleja e Shoqatës së Gjirokastrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2022 | 14:52

Futbolli fiton kundër manipulimeve te zgjedhjeve, shtyhet Asambleja e Shoqatës së Gjirokastrës

Futbolli fitoi kundër manipulimeve të zgjedhjeve në Gjirokastër. Delegatët i kanë dhënë një leksion, FSHF-së, që po përdor të gjitha mundësitë për të manipuluar zgjedhjet në Asamblenë e Shoqatave në qytet e Shqipërisë, duke shkelur me të dyja këmbët rregulloren.

lUFTETARI

Pas asaj që ka ndodhur në disa Asamble Rajonale, ku janë zgjedhur delegatë me të drejtë vote për zgjedhjet e FSHF-së mes shumë manovrash e manipulimesh, futbolli i bazës ka filluar të ngrejë krye ndaj FSHF-së. Sinjali ka ardhur sot nga Gjirokastra, ku anëtarët e Shoqatës Rajonale të Gjirokastrës kanë bojkotuar këtë Asamble, për shkak të mungesës së transparencës,  pa pasur ide të qartë se kush janë delegatët e kush votohet.

Edhe pse FSHF u përpoq të kapte këtë Asamble me përfaqësues të politikes, kjo gjë nuk ndodhi, teksa zgjedhjet e Asamblesë u shtynë. 5 nga 9 anëtarët refuzuan të marrin pjesë.

Tepelena, Memamliaj, Af Luftëtari, Delvina, Saranda, Këlcyra dhe Luftëtari kanë firmosur një peticion dërguar Federatës që mos të behet kjo mbledhje.

JA REAGIMI I FSHF-së PËR SHTYRJEN E ZGJEDHJEVE NË GJIROKASTËR: 

 

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Manipulimi i zgjedhjeve edhe në Gjirokastër, FSHF afron për ndihmë përfaqësues të politikës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"