Fund i çmendur merkatoje/ Grizman rikthehet te Atletiko, Barcelona afron një sulmues. Ja të gjitha lëvizjet e minutës së fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2021 | 1:52

Fund i çmendur merkatoje/ Grizman rikthehet te Atletiko, Barcelona afron një sulmues. Ja të gjitha lëvizjet e minutës së fundit

Merkatoja e verës  është mbyllur zyrtarisht në orën 00:00, por fundi ka qenë një çmenduri e vërtetë.

TOPSHOT - The clock face of Elizabeth Tower, known after the bell Big Ben, shows the hands at eleven o'clock as a Union Flag flies in front of it in London on January 28, 2020. - Britain will formally leave the European Union at 11pm GMT on January 31, 2020. (Photo by Justin TALLIS / AFP) (Photo by JUSTIN TALLIS/AFP via Getty Images)

Barcelona ka nënshkruar në momentin e fundit me sulmuesin holandez të Sevijës, Luk De Jong. Ishte një operacion mjaft i komplikuar që u zhbllokua vetëm pasi Grizman kompletoi rikthimin tek Atletiko Madrid. Sulmuesi francez u rikthye nën urdhrat e Simeones pas dy vitesh tek Barça, ku pjesën më të madhe qëndroi në hije.

Ndërkohë, mesfushori Saul Niguez  është transferuar zyrtarisht tek skuadra e Çelsit në Angli. Ishte pikërisht ky operacion që po mbante peng transferimin e dy futbollistëve të tjerë Grizman e De Jong, por në momentin e fundit La Liga ka dhënë “Ok” dukë federuar lojtarët.

Ndërkohë PSG-ja ka bërë një tjetër goditje duke afruar talentin portugez Nuno Mendesh nga skuadra e Sportingut të Lisbonës.

Një goditje dhe për Igli Taren tek Lacio që afron në minutat e fundit Matia Zaganin nga Verona. Ndërsa Moise Kin i larguar nga Everton drejt Juventusit,  është zëvendësuar nga sulmuesi venezuelian, Rondon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"