FSHF merr vendimin absurd, ja çfarë do të ndodhë me Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2019 | 22:28

FSHF merr vendimin absurd, ja çfarë do të ndodhë me Kategorinë e Dytë

Situatë absurde në Kategorinë e Dytë. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi pak minuta më parë, klubet, nëpërmjet një emaili zyrtar se sezoni i ri fillon këtë të diel, pra në datën 22 shtator, ashtu siç ishte parashikuar.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

I çuditshëm është fakti, se kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga starti i Kategorisë së Dytë, skuadrat nuk kanë mësuar shortin, se cilët do të jenë kundërshtarët e javës së parë.

Edhe dita e nesërme bie si opsion për hedhjen e shortit, pasi klubet nuk janë njoftuar. Një situatë tepër kaotike, zgjidhjen e së cilës e di vetëm Federata Shqiptare e Futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"