Frikësoi Tiranën në ndeshjen me Vllazninë, ja për sa kohë mund të mungojë futbollisti bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 10:18

Frikësoi Tiranën në ndeshjen me Vllazninë, ja për sa kohë mund të mungojë futbollisti bardheblu

Futbollisti i Tiranës, Isak Gamfi, pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 67-të të klasikes ndaj Vllaznisë, teksa u desh ndërhyrja e të dyja stafeve mjekësore dhe e ambulancës, që gjendja e tij të përmirësohej.
Demtimi-i-Gamfi
Pas një dueli në mesfushë, mesfushori afrikan ra në tokë në mënyrën më të keqe të mundshme duke humbur për një çast edhe ndjenjat. Lojtari u çua si fillim në spitalin e Shkodrës dhe më pas në kryeqytet.

Gjendja është e mirë, por mësohet se lojtari do të humbasë sfidën me Bylisin e ndoshta edhe atë me Kastriotin.

Dëmtimi i rëndë i futbollistit të Tiranës, reagon mjeku i Vllaznisë: Situata e tij është e…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"