Dëmtimi i rëndë i futbollistit të Tiranës, reagon mjeku i Vllaznisë: Situata e tij është e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 23:51

Dëmtimi i rëndë i futbollistit të Tiranës, reagon mjeku i Vllaznisë: Situata e tij është e…

Futbollisti i Tiranës, Gamfi, pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 67-të të klasikes ndaj Vllaznisë, teksa u desh ndërhyrja e të dyja stafeve mjekësore dhe e ambulancës, që gjendja e tij të përmirësohej. Pas një dueli në mesfushë, mesfushori afrikan, ra në tokë në mënyrën më të keqe të mundshme duke humbur për një çast edhe ndjenjat.

Demtimi i Gamfi

Në lidhje me këtë situatë të vështirë, ka reaguar edhe mjeku i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka uruar që të tilla raste të mos ndodhin më.

“Dëmtimet në botën e sportit janë pjesë e lojës. Shpresoj që raste të vështira të mos kemi. Dua të falenderoj dhe Spotalin Rajonal të Shkodrën që kreu ekzaminimet dhe mundësoi stabilizimin e situatës së lojtarit dhe dërgimin e tij në Spitalin e Tiranës, ku situata e tij është e mirë. Rikthim drejt suksesit”, shkruan mjeku Haxhaja.

Ilirjan Haxhaja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"