Frikë nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonia mund ta zhvendosë ndeshjen ndaj “Dardanëve” në… Strumicë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 16:08

Frikë nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonia mund ta zhvendosë ndeshjen ndaj “Dardanëve” në… Strumicë

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të përballen së bashku më 26 mars të vitit 2020 në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Kjo përballje mund të zhvendoset në Strumicë për shkak të rrezikut të lartë. 

himni shqiperi maqedoni

Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe zëdhënësi për shtyp i federatës maqedonase, Faton Zylbehari, i cili në një pornoncim për “gazetën olle”, u shpreh:

“Shkupi është vendi dhe stadiumi që i plotëson kushtet për ndeshje të këtij niveli. Por, e gjitha varet nga UEFA nëse do ta vlerësojë se ndeshja mund të jetë e rrezikut të lartë. Praktika e ndeshjes me Shqipërinë thotë ashtu. Tani ne vetëm mund të supozojmë. Deri më tash, e gjitha kjo është jo zyrtare”, u shpreh Zylbehari.

auto_12002550_494767490678525_4059891060935927423_o1516386618

Kujtojmë që për shkak të rrezikut të lartë, Maqedonia dy vite më parë luajti kundër Shqipërisë në Strumicë, një stadium me kapacitet rreth 10 mijë tifozë!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"