FOTO+VIDEO/ Të irrituar brenda dhe jashtë fushe, tifozët djegin makinën e arbitrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 13:46


FOTO+VIDEO/ Të irrituar brenda dhe jashtë fushe, tifozët djegin makinën e arbitrave

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e Premier Ligës boshnjake ku në sfidën Velez Mostar-Borac Banja Luka e cila përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 0-2 ka ndodhur ngjarje të pakëndshme.

pjimage (3)

Në minutën e 82′ të ndeshjes ku skuadra e Borec realizoi gol tifozët e ekipit të Velez Mostar kanë hyrë në fushën e blertë për të kapur arbitrin kryesor të cilët e akuzonin për këtë hubje të skuadrës së tyre.

Pas ndeshjes ultrasit e Velez Mostar kanë sulmuar makinën e arbitrave duke e djegur tërësisht automjetin e tyre në afërsi të një tuneli.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/