FOTOT EKSKLUZIVE/ Burrelit iu anulua gol i rregullt, lojtarët i vërsulen arbitrit dhe i ndalon vetëm…
Burreli u mposht nga Dinamo ditën e djeshme, në një ndeshje me tension të lartë, ku nuk munguan polemikat.
Kryeqytetasit shënuan golin e fitores në minutën e 92-të, teksa pas 4 minutave golin e gjeti edhe Burreli me Raboshtën, por u anulua nga anësori për pozicion jashtë loje. Nga pamjet duket se anësori ka gabuar, pasi goli ishte i rregullt.
Kjo e ka irrituar së tepërmi sulmuesin e matjanëve, i cili ka shpërthyer pas ndeshjes. Në fotot e siguruara nga “Panorama Sport”, shihet Raboshta i cili pas përfundimit të sfidës, i është vërsulur arbitrit Klodian Shahini, por është ndaluar nga stjuartët e stadiumit, të cilët nuk e kanë lejuar lojtarin të shkojë te arbitrat në tunelin e stadiumit “Selman Stërmasi“.
PANORAMASPORT.AL
