FOTOLAJM/ “Nisin përgatitjet”, dy sulmuesit i qëndrojnë besnik Flamurtarit, nën shoqërinë e Idrizit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2019 | 17:21

FOTOLAJM/ “Nisin përgatitjet”, dy sulmuesit i qëndrojnë besnik Flamurtarit, nën shoqërinë e Idrizit

Flamurtari ende nuk ka nisur nga puna për sezonin e ri. Julian Ahmataj pritet të jetë trajneri i ri i vlonjatëve, por ende asgjë nuk është zyrtare, teksa palët presin garancinë financiare.

flamurtariii

Të shumta kanë qenë edhe largimet në radhët e futbollistëve. Disa lojtarë që e mbyllën sezonin e kaluar me kuqezinjtë, janë larguar, por ka edhe nga ata që duket se qëndrojnë besnik. I tillë është rasti i dyshes së repartit të avancuar, Xhevahir Sukaj e Andi Ribaj.

Është bomberi shkodran, ai i cili ka postuar një foto ditën e sotme, ku bashkë me Ribajn, të dy gjenden nën shoqërinë e administratorit të Flamurtarit, Sinan Idrizi. “Nisin përgatitjet”, ka shkruar në foton e postuar Sukaj, duke lënë të kuptohet se të dy ata, do të jenë me Flamurtarin edhe për sezonin e ri.

xhevahir sukaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"