Postuar: Korrik 19, 2018 | 19:32
FOTO/ Zhgënjim i madh tek qipriotët, presidenti i Anorthosis bëhet për ujë të ftohtë
Zhgënjim i madh në fund të takimit. Andreas Panetlis, kishte ndërtuar një skuadër që do të përballonte me sukses disa ture në Europë. Numri një i Anorthosis, ruajti një sërë futbollistësh cilësorë nga një vit më parë, por Laçi i eliminoi nga Europa Liga.
Në fund të takimit, presidenti Pantelis, është shfaqur në fushë shumë i zhgënjyer. Ai ka zbritur në terrenin e gjelbërt dhe me një shishe ujë të ftohtë në dorë, po mundohej të kuptonte se gjithçka kishte përfunduar, dhe ekipi i tij ishte eliminuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"