FOTO/ Van der Vil akord me Toronton, partnerja ndez Ligën Amerikane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 21:15

FOTO/ Van der Vil akord me Toronton, partnerja ndez Ligën Amerikane

Duket se i ka rënë botës rreth e qark, por për zonjën Van der Vil, e cila sapo ka zbarkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo ndalesë mund të mos jetë e fundit. Nga Amsterdami në Paris, për të vijuar me Stambollin, dhe ndalesa e parafundit ishte Sardenja e Italisë.

Van der Vil

Tashmë, për shkak të detyrimeve të partnerit të saj futbollist, Rouz Bertram, është e detyruar të bëjë një udhëtim drejt Shteteve të Bashkuara, aty ku Gregori van der Vil pritet të debutojë me ekipin e Torontos në “Major League Soccer”.

Ekipi në fakt është kanadez dhe mund të thuhet më mirë se destinacioni i saj është Kanadaja, por duke qenë se ekipi nga Toronto militon në kampionatin amerikan, fluturimet e saj brenda kontinentit të Amerikës së Veriut do të jenë të shpeshta. Gregori ka luajtur më parë me Ajaksin, Paris SG, Fenerbahçen dhe Kaljarin.

rookie-reveal-rose-54094-dblwide

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"