FOTO/ U godit nga makina, Kristiano Ronaldo dhe partnerja e tij dërgojnë në Madrid…macen e tyre “Pepe”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 21:30

FOTO/ U godit nga makina, Kristiano Ronaldo dhe partnerja e tij dërgojnë në Madrid…macen e tyre “Pepe”

Kristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Xhorxhina Rodrigez janë detyruar të çojnë me xhet privat macen e tyre Pepe, e cila u përplas nga një automjet në Torino. Mediat e huaja shkruajnë se çifti i famshëm ka dërguar macen e llojist “Sfinks” drejt Madridit për trajtim intensiv.
444444444444444
Partnerja e yllit të futbollit zbuloi për mediat se macja e quajtur sipas emrit të shokut të ngushtë të Ronaldos, Pepe (ish-futbollist i Realit) rrezikoi vdekjen. Ajo ishte larguar nga vila e familjes në Torino dhe u godit në rrugë nga një automjet.

“U largua nga shtëpia dhe u përplas nga një makinë. Ishte pranë vdekje dhe pas një muaji e gjysmë në terapi, vendosëm ta dërgonim  te motra ime Ivana. Pepe po kurohet në Spanjë”, shprehet Xhorxhina Rodrigez.

“Pepe” është një mace e species së rralë “Sfinks”, e cila i ka kushtuar 36-vjeçarit 3 mijë euro.

333333333333333 444444444444444 1111111111111111 222222222222222222222

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"