FOTO/ Situatë qesharake te Arsenali, klubi kërkon të rikthejë historinë por gabon dhe heq fanellat nga tregu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2023 | 10:32

FOTO/ Situatë qesharake te Arsenali, klubi kërkon të rikthejë historinë por gabon dhe heq fanellat nga tregu

Arsenali ka prezantuar pak javë më parë fanellën e re për sezonin 2023-2024 dhe vetëm para pak ditësh ka dalë në shitje për tifozët. Të shumtë ishin ata që kërkuan të kishin një fanellë në shtëpi, për një fakt interesant që lidhej me historinë e klubit dhe që ishte stampuar në fanellë.

ARSENAL

Në pjesën e qafores, janë shkruar të gjitha rezultatet e sezonit 2003-2004, sezon në të cilin Arsenali fitonte titullin kampion në Premier Ligë duke shkruar edhe një rekord pasi në 38 ndeshje fitonte 26 dhe barazonte në 12 duke mos pësuar asnjë humbje. Por, në fanellë nuk janë pasqyruar të gjitha rezultatet.

Tifozët kanë kuptuar se në fanellë janë vetëm 32 ndeshje të stampuara dhe jo 38 sa duhet të ishin në realitet. Aty mungojnë 2 barazime nga Portsmuth dhe Birmingam si edhe 4 fitore të tjera gjatë gjithë sezonit. Menjëherë, Adidasi ka bllokuar shitjen dhe ka tërhequr fanellat nga tregu për të bërë ndryshimet dhe për ta rinxjerrë në shitje. Tifozët që kanë blerë fanellën e gabuar, do të kenë mundësinë ta kthejnë për të marrë të saktën.

Capture ASD ASEASE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"