FOTO/ Rinisin punimet për ndërtimin e stadiumit të Partizanit, klubi publikon pamjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 16:57

FOTO/ Rinisin punimet për ndërtimin e stadiumit të Partizanit, klubi publikon pamjet

Pas një “ngërçi” që zgjati disa muaj, kanë rinisur punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të Partizanit. Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet disa postimeve në “Instastory”,  ka zbuluar rinisjen e punimeve.

Stadiumi

Kujtojmë që klubi i kuq ka projektuar jo vetëm ndërtimin e një stadiumi, por edhe të dy fushave me përmasa olimpike, të cilat do të jenë të përdorshme për kryerjen e stërvitjes nga skuadrat e moshave të akademisë së kuqe.  Sa i përket stadiumit, bëhet fjalë për një impiant prej rreth 4000 mijë vendesh.

 

Në total ky investim pritet të kushtojë rreth 5 milionë euro. Gjasat janë të mëdha që në rast se punimet ecin me rritmë të kënaqshme, kompleksi të jetë gati sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"