FOTO/ Rexhinaldo tregon futbollistin më të mirë shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2018 | 17:38

FOTO/ Rexhinaldo tregon futbollistin më të mirë shqiptar

Pas një sezoni pozitiv te Laçi, sulmuesi kryesor i kurbinasve, Arturo Rexhinaldo ka udhëtuar drejt Spanjës për pushime, atje ku ka takuar edhe sulmuesin shqiptar Armando Sadikun.

laci rexhinaldo

Rexhinaldo ka përfituar nga ky takim me bomberin e Kombëtares, për të bërë një foto dhe për ta postuar në “Facebook” ku nuk munguan elozhet ndaj elbasanlliut. Për sulmuesin e Laçit, Sadiku është lojtari më i mirë shqiptar.

Rexhinaldo Sadiku

“Me lojtarin më të mirë shqiptar në opinionin tim. Lojtar i Levantes, Spanjë. Kënaqësi që e takoj”, shkruan Rexhinaldo në postimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"