FOTO/ Pritet të firmosë me Vllazninë, portieri i jep fund aventurës me klubin e Kategorisë së Parë: Do më mungoni…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2023 | 19:41

FOTO/ Pritet të firmosë me Vllazninë, portieri i jep fund aventurës me klubin e Kategorisë së Parë: Do më mungoni…

Jurgen Mehidri i ka dhënë fund aventurës së tij me Korabin.

mehidri

Gardiani që ka mbrojtur portën e dibranëve për 4 vite është përshëndetur me Korabin me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Përshëndetje! Doja t’ju njoftoja që nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Korabit. Ju falënderoj të gjithëve për gjithçka, duke filluar nga presidenca, të gjithë trajnerët që kam punuar të gjithë çunat e ekipit që u bëmë si një familje, tifozerinë që kam mbështetur në çdo moment, do më mungoni shumë. I uroj fat edhe suksese në arritjen e objektivave”, shkruan Mehidri.

Ai pritet që të jetë pjesë e Superiores sezonin e ardhshëm, ku mund të firmosë me Vllazninë.

355807347_100611556426816_4337884657649086543_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"