FOTO/ Pas momentit pozitiv, Roma buzëqesh përsëri. Kapiteni i skuadrës verdhekuqe shërohet nga COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 13:29

FOTO/ Pas momentit pozitiv, Roma buzëqesh përsëri. Kapiteni i skuadrës verdhekuqe shërohet nga COVID-19

Pas buzëqeshjes së rigjetur të skuadrës së Romës duke patur një seri rezultatesh pozitive midis kampionatit dhe Europa Ligës, tani klubi nga kryeqyteti rigjen dhe kapitenin e tyre Edin Xhekon, i cili është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

xheko

Një lajm i mirë ky për skuadrën verdhekuqe pasi pas këtyre fitoreve do të ketë dhe një plus të madh duke patur në organikë dhe një vlerë të shtuar siç është bomberi boshnjak. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë sulmuesi 34-vjeçar ku në profilin e tij zyrtar në ʺTwitterʺ tregon se është negativizuar:

ʺMë në fund negativ. Mezi po pres të kthehem për tu stërvitur me shokët e skuadrës dhe për ti ndihmuar për luajtur kaq bukur. Para Roma!ʺ, përfundon postimin sulmuesi boshnjak.

Edin Xheko nuk aktivizohet që më 8 nëntor në sfidën ndaj Xhenoas ku verdhekuqtë triumfuan në transfertë 1-3, ndërsa infektimi i tij me COVID-19 rezultoi përpara nisjes së tij për tu grumbulluar me kombëtaren e Bosnjes për sfidën miqësore dhe sfidat e Ligës së Kombeve.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"