FOTO/ Nga Spanja në Turqi, yjet e sulmit të Kombëtares shqiptare “pushtojnë” formacionet e javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 19:52

FOTO/ Nga Spanja në Turqi, yjet e sulmit të Kombëtares shqiptare “pushtojnë” formacionet e javës

Myrto Uzuni dhe Sokol Çikalleshi ishin yjet e skuadrave të tyre këtë javë, duke shkëlqyer që të dy me dy-golësha.

MixCollage-13-Mar-2024-07-51-PM-9415

Kjo gjë duket se i ka vendosur ata në formacionet më të mira të javës në ligat e tyre përkatëse nga “Sofascore”.

Sulmuesi i Granadës u vlerësua me notën 8.1 duke qëndruar krahë emrave të mëdhenj si Modriç, Vaskez dhe Kamavinga në formacionin më të mirë të javës në La Liga.

WhatsApp Image 2024-03-13 at 19.41.28 (1)

Sa i përket Çikalleshit, ai u vlerësua me notën 8.3 dhe ishte në qendër të sulmit në formacionin më të mirë të javës në Superligën turke.

WhatsApp Image 2024-03-13 at 19.41.30 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"