FOTO/ Më i miri në fushën e lojës ndaj Mançester Junajtid, shihni statistikat dhe notën e lartë të Strakoshës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2023 | 19:42

FOTO/ Më i miri në fushën e lojës ndaj Mançester Junajtid, shihni statistikat dhe notën e lartë të Strakoshës

U desh shumë për të pritur debutimin e Thomas Strakoshës në Premier Ligë. Por në paraqitjen e tij të parë, pas më shumë se një viti si pjesë e Brentford, portieri i Kombëtares shqiptare ka treguar një formë mjaft të mirë.

strakosha

Edhe pse skuadra e tij u mund me shifrat 2-1 në “Old Trafford” nga Mançester Junajtid, portieri dhuroi një paraqitje shumë të mirë, teksa sipas statistikave të përpiluar nga SOFASCORE, rezulton të jetë lojtari më i vlerësuar në radhët e ekipit të tij. Ai është i dyti i të gjithë ndeshjes pas MekTominei i cili shënoi dy golat në shtesë që përmbysën rezultatin.

Faqja e njohur e statistikave ka vendosur notën 7,9 për portierin shqiptar, i cili në këtë mënyrë ka hedhur një kandidaturë të rëndësishme që të vazhdojë të jetë titullar në radhët e klubit të Premier Ligës.

45a929c7-1be5-4f2f-8ce2-f695287d80b3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"