FOTO/ “Kryevepra” e Kristiano Ronaldos , ja sa metra kërceu ylli portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 11:42

FOTO/ “Kryevepra” e Kristiano Ronaldos , ja sa metra kërceu ylli portugez

Kristiano Ronaldo, realizoi mbrëmjen e djeshme, një nga golat më të bukur, që do të mbetet gjatë në historinë e Ligës së Kampionëve.

ronaldo

Një gol i magjishëm që u duartrokit nga të pranishmit në “Juventus Stadium”. Me të drejtë, e si mos ta duartrokisje atë gol, do të ishte mëkat.

Ronaldo

Po sa kërceu ylli portugez në realizimin e asaj rofeshate? Sipas “Marcas”, Ronaldo u ngrit paralel me tapetin e blertë në lartësinë 1.41 metra, por më mbresëlënëse është lartësia në të cilën ai e bëri goditjen: 2.38 metra nga fusha.  Praktikisht, në të njëjtën lartësi sa trau i portës, në këtë rast e juventusit, e cila arrin 2.44 metra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"