FOTO/ Hap i madh i karrierës, mbrojtësi i Kombëtares U-21 firmos në Serinë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2022 | 19:12

FOTO/ Hap i madh i karrierës, mbrojtësi i Kombëtares U-21 firmos në Serinë B

Një tjetër futbollist shqiptar bëhet pjesë e Serisë B, cila është kthyer në këto vite në një trampolinë të rëndësishme për shumë lojtarë. Serxhio Kalaj, mbrojtësi i Shqipërisë U21, është zyrtarisht lojtari më i ri i Frosinones, një ekip i cili ka ambicie që të kthehet përsëri në Serinë A.

kalaj

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në rrjetin social “Twitter”. Kalaj do të firmosë një kontratë deri në 30 qershor të 2026.

Kalaj ka qenë për disa vite pjesë e akademisë së Lacios nga ku u dha fillimisht huazim te Groseto, e së fundmi u transferua përfundimisht te Karrarese në Serinë C. Ai ka luajtur 18 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol në edicionin aktual.

Frosinone aktualisht ndodhet në vendin e 8 në Serinë B me 28 pikë të grumbulluara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"