FORMULA 1/ Telashe për Hemilton, piloti rrezikon përjashtimin nga gara e Monakos për shkak të rregullit të veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 14:23

FORMULA 1/ Telashe për Hemilton, piloti rrezikon përjashtimin nga gara e Monakos për shkak të rregullit të veçantë

Ky sezon i formula 1 ka qenë i mbushur me probleme për Lusi Hemilton, për shkak të situatave të ndryshme problematike që ka shfaqur me makinën e tij. Këtë herë duket se telashet piloti po ja shkakton vetvetes, me federatën që në orët e fundit e ka paralajmëruar me përjashtim nga gara e Monakos për shkak të një aksesori që ai mban.

656456

Sipas “The Sun”, FIA i ka kërkuar pilotit britanik të heqë pirsin e vendosur në hundën e tij sepse rregullorja e garës e kërkon kështu, në të kundërt ai nuk do të lejohet të garojë.

Situata për Hemilton bëhet edhe më e vështirë sepse heqja e pirsit nga hunda e tij mund të bëhet vetëm me anë të një operacioni të vogël.

Mbetet për t’u parë nëse piloti do të bjerë dakord me rregullat duke pranuar t’i bindet urdhrit që e ndalon momentalisht të garojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"